Rusia ka dëbuar dy diplomatë amerikanë nga Moska, pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi të premten se kishte urdhëruar largimin e dy punëtorëve të Ambasadës ruse në Washington, shkruan BBC.
Të premten departamenti amerikane i shtetit ka thënë se veprimi i tyre erdhi pasi një polic rus sulmoi një diplomat amerikan në afërsi të Ambasadës amerikane në Moskë.
Diplomati amerikan tani është dëbuar nga Moska, bashkë me një punëtor tjetër të Ambasadës.
Kremlini i akuzoi ata se janë agjentë të CIA-s.