Telegrafi

Tenisti ukrainas e lë reketën për ta rrokur pushkën – Stakhovksy rrëfen situatën e tensionuar nga vija e parë e luftës

Në vitin 2013, ai shkaktoi njërën ndër befasitë më të mëdha në historinë e tenisit, duke eliminuar kampionin në fuqi, Roger Federer, nga turneu Wimbledon.

Sot, tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovksy, është luftëtar vullnetar në një patrullë ushtarake në Kiev, të cilin ai zotohet se do ta mbrojë “deri në fund” përballë forcave ruse, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kanë kaluar mbi dy javë prej kur ai është rikthyer në Ukrainë dhe i është bashkuar brigadës territoriale, të përbërë nga vullnetarë që për detyrë kanë mbështetjen e ushtrisë kundër pushtimit rus, që ka filluar më 24 shkurt.

Stakhovsky ka thënë se fëmijët nuk e dinë se ai është duke luftuar, madje nuk tenton t’u tregojë – duke i mbajtur ata sa më larg kësaj situate të tensionuar, por gruaja e di se ku është dhe ishte shumë e mërzitur me faktin se ai është duke luftuar.

Më poshtë mund të dëgjonin të plotë rrëfimin e tenistit që po lufton përkrah ushtrisë ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre.