Telegrafi

Tenderi i uniformave për policinë shqiptare, mungojnë 239 mijë artikuj

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se janë pajtuar që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte fondi limit ku përfshihen kapela, uniforma apo edhe këpucët dimërore e verore.

Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga Gjykata e Posaçme (SPAK) rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave, për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë [rreth 2.3 milionë euro], por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

Por ish-drejtoresha e blerjeve Edlira Naqellari thotë se prej vitesh policia shqiptare është veshur me donacione të shteteve të ndryshme ku përfshihet dhe Turqia dhe se edhe sot. Policia e Shtetit nuk e ka të qartë se sa është numri i efektivëve përderisa shumë të rinj rekrutohen e të tjerë dalin në pension apo lirohen nga detyra.

Po dëshmia me interesante është ajo e një ish-polici që e prezanton veten si themelues i komisariatit dixhital, një institucion virtual tek i cili janë dorëzuar mjaft denoncime që nga parkimet e gabuara, ndërtimet e paligjshme dhe shpërdorimet e detyrës.

Për këtë arsye i dyshuari Klevis Hasani shton se ka qenë bashkëpunues me SPAK dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të prokurorit.

Të tjerë kërkojnë të lirohen me argumentin se kanë probleme shëndetësore apo se duan që qëndrojnë pranë të afërmve dhe familjes. /TCH/