Site icon Telegrafi

Tender për tre lokomotiva elektrike për HM, investim 7 milionash

Është shpallur tender për furnizim me tre lokomotiva elektrike për rinovim të flotës së Hekurudhave të Maqedonisë Transport SH.A. Shkup, investim në vlerë prej shtatë milionë eurosh, informoi sot ministri i transportit dhe lidhjeve, Vllado Misajlovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Procedura e tenderimit zgjat deri më 2 qershor të këtij viti, ndërsa Misajlovski pret që gjatë këtij viti të nënshkruhet marrëveshja, ndërsa deri në qershor të vitit të ardhshëm lokomotivat të arrijnë në Maqedoni.

Sipas Misajlovskit, politikat e Ministrisë për transport dhe lidhje rezultojnë me zhvillimin e hekurudhës.

-Paraprakisht u furnizuam me gjashtë trena të re për pasagjerë, po ashtu të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë i marrin pagat rregullisht, që do të thotë se me politikat të cilat i ndërmerr Ministria për transport dhe lidhje në pjesën e hekurudhës arrijmë rezultate të mira për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Republikën e Maqedonisë, deklaroi Misajlovski./Telegrafi/

Exit mobile version