Në “Super Glue Challenge”, përdoruesit ngjitin pjesët e trupit në objekte të ndryshme me super ngjitës.
Një vajzë nga Gjermania kohët e fundit ngjiti gjuhën e saj në një shtyllë prej hekuri dhe e filmoi veten. Kjo thuhet nga një raport në Hamburger Morgenpost.
Me të ashtuquajturën “Super Glue Challenge” ajo dëshironte të gjeneronte më shumë pëlqime në TikTok.
Brigada e shpëtimit duhej të ndërhynin për t’a liruar vajzën nga vendi i ngjarjes. Ajo pësoi lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.
Policia e Mannhemit paralajmëron: “Pra, ju lutemi mos kopjoni çdo gjë të Internetit. Sidomos bëni gjëra të tilla për të marrë më shumë like për vetën tuaj në #Instagram ose #tiktok ose çfarëdo faqe ose mos merrni pjesë në #SuperGlueChallenge”.
Buzët, gishtat dhe duart ngjiten së bashku
Përdoruesit filmojnë veten ndërsa ngjitin buzët, gishtat ose pjesët e tjera të trupit qoftë së bashku ose në objekte të tjera me super ngjitës.
Përveç sfidës, ekziston edhe një “shaka” – në këtë rast, njerëzit injorant prekin objektet që janë të lyera me super ngjitës.
Sipas policisë së Mannheim, vajza është e re dhe ju duhet të “mësoni nga gabimet”. /Telegrafi/