Telegrafi

Ten Hag tregon se cili lojtar e frymëzoi Man Unitedin në eliminimin e Liverpoolit nga FA Cup

Erik Ten Hag ka përgëzuar lojtarët e tij, pasi Manchester United eliminoi Liverpoolin nga FA Cup pas vazhdimeve me rezultat 4-3, për të kaluar në gjysmëfinale.

Trajneri holandez pasi më shumë lëvdata për Marcus Rashford, pasi kontributi i tij në këtë përballje ishte i madh.

Lexo po ashtu Të eliminuar nga Man United - Jurgen Klopp shfryhet në gazetarin dhe largohet nga intervista

“Rashford është tejet i lëvizshëm dhe i pandalshëm për këto ndeshje”, deklaroi Erik ten Hag në intervistën e tij pas ndeshjes.

“Normalisht ai po përfundon momente të tilla (si rasti në fund të kohës normale). Ai vazhdoi të punonte, krijoi një tjetër dhe një tjetër mundësi dhe mendoj se kjo i frymëzoi lojtarët e tjerë për të fituar”.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për gjysmëfinale të FA Cup: Manchester United shumë me fat

“Ata kishin besim të fortë për të fituar këtë lojë. Ne ia dolëm dhe e arritëm”, shtoi Ten Hag.

Liverpool është eliminuar nga FA Cup dhe Man United do të përballet me Coventry City në gjysmëfinale. /Telegrafi/