Erik Ten Hag do të jetë trajner i ri i Manchester United që nga sezoni i ri.
Tekniku holandez synon që ta bëjë Unitedin një skuadër konkurruese dhe pritet të bëjë disa transferime në verë.
Dëshira e parë e trajnerit holandez është mbrojtësi i majtë i Feyenoord, Tyrell Malacia.
22-vjeçari produkt i Akademisë së Feyenoordit ka pesë vite që është pjesë e ekipit të parë duke pasur paraqitje fantastike.
Malacia që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë është dëshira e parë e Ten Hag për ta transferuar në Old Traford.
Reprezentuesi holandez mund t’i bashkohet Manchester Unitedit nëse Djajtë e Kuq pranojnë të paguajnë shumën prej 20 milionë eurove për të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Eb86SiKZyUU