Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Sipas meteoalb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët./abcnews.al/