Kim Kardashian duket se nuk i ndjen aspak temperaturat e ulëta që kanë pushtuar New Yorkun.
Përkundrazi, ylli televiziv duket se e ka shumë nxehtë, derisa ka ekspozuar gjoksin e saj “duke pëlcitur” gjatë një dalje në rrugët e qytetit.
Ajo u vesh me një fustan goxha të hapur gjatë të dielës mbrëma në ceremoninë e Grammy Awards në qytetin e ngrohtë të Los Angelesit.
Por, askush nuk mund të besonte se ajo do të ruante “nxehtësinë” edhe në New York, ku temperaturat kanë rënë nën zero.
Bukuroshja, e njohur më shumë për vijat e lakuara të trupit, ka dalë me një palë pantallona “ushtarake”, por edhe me një këmishë të kishte në fokus çarjen e gjoksit të saj. /Telegrafi/