Site icon Telegrafi

Temperaturat tropikale, britanikët tregojnë se “si e kanë kaluar natën më të nxehtë të regjistruar” në Britani

Britanikët ndanë në mënyrë komike disa fotografi duke treguar se si e kanë kaluar natën më të ngrohtë të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës, britanikët përjetuan natën më të ngrohtë në rekord me Londrën që arriti në 29C deri në mesnatë, ndërsa merkuri në Southampton arriti në 24C, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, në Dover në Kent, merkuri qëndroi disa gradë më i freskët dhe arriti në 21C në orët e para të mëngjesit ndërsa Aboyne në Aberdeenshire arriti në 19C.

Kështu, përdoruesit e Twitter treguan shpejt “sakrificën e tyre” pasi patën vështirësi për të fjetur në temperaturat tropikale. /Telegrafi/

Exit mobile version