Ditët e fundit të këtij muaji do të shoqërohen me mot të ngrohtë. Siç njofton Prishtina Weather ditët e para të javës së fundit të muajit mars do të ketë vranësira dhe diell.
Nga e enjta priten edhe të reshura shiu.
“Ditëve të fundit të muajit mars, situata sinoptike gradualisht do të filloj të ndryshojë, megjithëse në aspektin termik po mbetet ngrohtë. Ditëve të para do të ketë edhe vranësira që kalojnë mbi vend, e ku përreth viseve malore edhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu, apo edhe bore në zona më të larta.
Nga dita e enjte, parashihet edhe të reshura shiu, kryesisht të karakterit lokal, më të theksuara në viset malore në perëndim të vendit. Ditën e premte, reshjet do të jenë më të shpërndara, e të shoqëruara edhe me bubullima”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.
Gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit në një pjesë të stacioneve do të kaloj edhe në vlera të pranueshme apo edhe mesatare. Nga dita e mërkurë mbi rajon edhe pritet të depërtojnë koncentrime të pluhurit saharian, që veç se shtynë indeksin në vlera të dobëta edhe gjatë ditës.
Temperaturat mbesin të larta, me minimale që luhaten ndërmjet 2C e 8C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C, e lokalisht edhe kapin vlera deri në 20C.
Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga jugperëndimi mesatare 3-8m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike më në fund pëson rënie të theksuar, tashmë edhe nën vlera mesatare. /Telegrafi/