Në të ftohtin polar në Çikago, ku temperaturat kanë rënë në minus 40 gradë Celsius, 80 njerëz mbetën pa strehë pas shpërthimit të një bombole gazi, të cilën ata ishin duke e përdorur për t’u ngrohur, në një “qytet tendash”.
Një “qytet tendash” është një ndërtesë e përkohshme e banimit e bërë duke përdorur tenda ose struktura të tjera të përkohshme. Qytetet joformale të çadrave mund të ngrihen pa autorizim nga njerëz të pastrehë.
Dhe kjo situatë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjithsesi ka alarmuar autoritetet, të cilat janë detyruar të kërkojnë një strehim për ta.
Por të mërkurën, në ditën e dytë më të ftohtë në historinë e Çikagos, një njeri i mirë shkoi përtej dhurimit të rrobave apo batanijeve.
Ai, sipas mediave, duke mos dashur të identifikohet, ka ofruar një strehim për këta njerëz të pastrehë – madje në një hotel.
Autoritetet nuk kanë dhënë emrin e personit apo emrin e hotelit, por kanë thënë se besojnë se ai ishte i vendosur në Anën Jugore të Çikagos. /Telegrafi/