Telegrafi

Temperaturat e larta, kërkohet ridefinim i orarit të punëtorëve të sektorit privat

ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat iu ka drejtuar me anë të një letre Ministrisë së Punës, Inspektoratit dhe pronarëve të kompanive private që në këto ditë të nxehta të ruhet jeta e punëtorëve.

“Ftojmë institucionet që të bëjnë maksimumin e mundur për ruajtjen e jetëve të punëtorëve të sektorit Privat të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt iu eksponohen temperaturave të larta në kryerjen e punëve të tyre ditore. Ftojmë edhe pronarët e kompanive që përderisa të jen këto temperatura ta ri definojnë orarin e punës dhe t’u ikin temperaturave të larta sidomos nga ora 11:00 e deri ne orën 17:00. Për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate në rend të par do jenë përgjegjës pronarët e kompanive si dhe inspektorati i punës”, thuhet në letrën e Sindikatës së Sektorit Privat.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të sillen në 22 gradë celsius, ndërsa maksimalet 37 gradë celsius.

Lexo po ashtu Sot dita më e nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

Mot i ngjashëm do të mbajë deri në fund të javës, përveç ditës së mërkurë kur do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. /Telegrafi/