Nga ana tjetër, kjo do të thotë se shtëpitë dhe zyrat tona të ngrohta dhe të rehatshme mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për rritjen e peshës sonë.
“Pasi që shumica prej nesh jemi të ekspozuar ndaj kushteve të brendshme 90 për qind të kohës, ia vlen të eksplorohen aspektet shëndetësore të temperaturave të ambientit”, tha autori kryesor i shkrimit, Wouter van Marken Lichtenbelt, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Maastricht në Holandë.
“Çfarë do të ndodhte në qoftë se i lejojmë trupat tanë që të punojnë përsëri për ta kontrolluar temperaturën e trupit? Ne supozojmë se mjedisi termik ndikon në shëndetin e njeriut dhe në mënyrë më specifike që ekspozimi më i shpeshtë ndaj të ftohtit të moderuar mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në shpenzimet tona të energjisë gjatë periudhave të qëndrueshme kohore”.
Marken Lichtenbelt dhe kolegët e tij filluan t’i studiojnë efektet e të ftohtit të moderuar rreth 10 vjet më parë, kryesisht për shkak se i ishte kushtuar pak vëmendje. Studimet e mëparshme të temperaturës kryesisht u përqendruan në ekstremin për aplikimin tek ushtarakët, zjarrfikësit dhe të tjerët. Por studimet filluan të tregojnë dallime të mëdha në mesin e njerëzve në reagimin e tyre ndaj kushteve të të ftohtit të moderuar.
Kjo i çoi studiuesit në një zbulim të rëndësishëm: yndyra e cila gjeneron ngrohtësi dhe djeg kalori nuk është vetëm për foshnjat. Të rriturit e kanë atë gjithashtu dhe disa më shumë se të tjerët.
Marken Lichtenbelt thotë se ata tani kanë prova të cilat sugjerojnë se temperatura më e ndryshueshme shtëpiake – një temperaturë e cila përputhet me temperaturat e jashtme – mund të jetë e dobishme, edhe pse efektet afatgjata ende presin hetim të mëtejshëm.
Një grup hulumtuesish nga Japonia zbuloi një rënie në yndyrën e trupit pasi që njerëzit kaluan 2 orë në ditë në 17 gradë celsius për gjashtë javë. Ekipi holandez gjithashtu zbuloi se njerëzit mësohen me të ftohtit me kalimin e kohës. Pas gjashtë orëve në ditë në të ftohtë për një periudhë prej 10 ditësh, njerëzit në studimin e tyre rritën sasinë e yndyrës ngjyrë kafe, ndiheshin më rehatshëm dhe dridheshin më pak në 15 gradë celsius.
Tek personat e rinj dhe ata të moshës së mesme të paktën, prodhimi jodridhës i nxehtësisë mund të përbëjë deri në 30 për qind të buxhetit të energjisë së trupit, thonë ata. Kjo do të thotë se temperaturat më të ulëta mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në sasinë e energjisë që shpenzon një person.
Pra, ndoshta, përveç ushtrimeve tona, duhet ta trajnojmë veten për të kaluar më shumë kohë në të ftohtë. Megjithatë, kthimi i kësaj në vepër kërkon pak bindje.
Temperaturat e brendshme në shumicën e ndërtesave rregullohen për të minimizuar përqindjen e njerëzve të pakënaqur”, shkruajnë studiuesit. Kjo rezulton në temperatura relativisht të larta në hapësira të brendshme gjatë dimrit. Kjo është evidente në zyra, në banesa dhe është më e theksuar në qendrat e kujdesit dhe spitale.
Nga mungesa e ekspozimit ndaj një temperature të ndryshme të ambientit, popullata të tëra mund të jenë të prira për të zhvilluar sëmundje si obsesiteti. Përveç kësaj, njerëzit bëhen të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të papritura në temperaturën e ambientit”. /Telegrafi/