Telegrafi

Temperaturat deri në 26 gradë Celsius në Shqipëri, nuk do të mungojnë reshjet e shiut

Foto: Ilustrim

Këtë të shtunë pritet të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në Shqipëri duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë reshje do të jenë më të dukshme. Parashikohet që në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të mbetet vendi ynë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7 gradë Celsius deri në 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. /Tch/Telegrafi/