Site icon Telegrafi

Temperatura verore edhe këtë të diel

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e diel) do të mbajë mot me diell.

Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Exit mobile version