Site icon Telegrafi

Temperatura të larta sot në Shqipëri

Shqipëria prej ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit me temperatura mjaft të larta.

Qytetet më të nxehta ku do të regjistrohen temperaturat më të larta janë Elbasani, Gjirokastra dhe Berati, ndërkohë që nuk mbeten pas as Tirana, Shkodra dhe Fieri.

Sipas meteorologëve edhe zonat malore do të karakterizohen nga temperaturat e larta. Edhe fundjava do të jetë mjaft e nxehtë.

“Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë” sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. /tch/

Exit mobile version