Kjo e diel do të jetë me mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me temperatura të larta, prezent në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë pasdites sipas parashikimeve, pritet që zonat verilindore-juglindore të kenë grumbullim të vranësirave, por nuk do të ketë shi.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15 gradë Celsius deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h, duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgë 1-2 ballë./tch/