India është duke përjetuar “ferrin” për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë vendin.
Termometri në qytetin Churu në veri të Rajasthanit shënoi 50.8 gradë celsius, që është edhe temperatura më e lartë e regjistruar.
Shteti ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, por kjo valë e të nxehtit po i shkakton probleme të pastrehëve dhe atyre punonjësve puna e të cilëve bëhet në ekspozimin e diellit.
Faqet e parashikimit të motit kur publikuan 15 vendet më të ngrohta në botë për këtë javë, 7shtatë prej tyre ndodheshin në Indi.