Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në dendësim në orët e mbrëmjes.
Në bregdetin jugor nuk përjashtohen reshjet e izoluara të shiut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 1-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 me lartësi vale 1.0-1.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 0/10 diell re
Kukës -5/4 diell re
Lezhë 2/8 diell re
Dibër -5/4 diell re
Durrës 1/11 diell re
Tiranë 1/11 diell re
Elbasan 0/11 diell re
Berat 1/13 diell re
Vlorë 2/11 diell shi
Korçë -5/8 diell re
Gjirokastër 1/13 diell re
Sarandë 2/12 diell re. /Telegrafi/