Moti për të mërkurën në Shqipëri do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik që është pozicionuar dhe ka përfshirë këto ditë edhe rajonin e Ballkanit.
Masat ajrore do të jenë të paqëndrueshme dhe të lagështa si dhe me origjinë Arktike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë me vranësira të dendura dhe në zonat e ulëta si dhe përgjatë vijës bregdetare reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në relievet kodrinore dhe malore në lindje të vendit reshjet e vazhdueshme do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar. Vlen për t’u theksuar se në relievet e larta malore në Verilindje dhe Juglindje hera-herës, reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës dhe pritet që në zonat e lartpërmendura të akumulohet një sasi e lartë dëbore.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër -1/5 re shi borë
Kukës -3/-1 re borë
Lezhë 1/7 re shi borë
Dibër -6/-2 re borë
Durrës 1/7 re shi rrufe
Tiranë 0/8 re shi rrufe
Elbasan-1/7 re shi rrufe
Berat -2/8 re shi rrufe
Vlorë 0/7 re shi rrufe
Korçë -7/-2 re borë
Gjirokastër -5/6 re borë
Sarandë 2/11 re shi./Telegrafi/