Site icon Telegrafi

Televizioni i Real Madridit publikon 16 gabimet e supozuara të VAR-it, a janë dëmtuar Los Blancos?

RMTV (Televizioni i Real Madridit) ka kryer një analizë të 16 gabimeve të supozuara të VAR-it që kanë dëmtuar Los Blancos këtë sezon.

Nga kanali zyrtar i bardhezinjve sigurojnë se “pothuajse në çdo ndeshje kemi parë gabime VAR që kanë dëmtuar Real Madridin këtë sezon. Në total kemi numëruar deri në 16 gabime”.

“Kemi parë sesi VAR-i nuk veproi përballë penalltive të qarta, sesi nuk paralajmëroi përjashtime të mundshme dhe se si i justifikuan pozicionet jashtë loje me linja të vështira për t’u besuar… Në 20 ditët e mëparshme i njëjti mjet, me regji të Carlos Clos Gomez, bëri gabime të rënda që na kanë dëmtuar”, denoncojnë ata në kanalin e tyre.

Nga RMTV ata kujtojnë vendimet e kritikuara të VAR-it në rikthimin për të fituar 3-2 kundër Almerias, dhe mbrojnë vendimet e arbitrit në atë ndeshje: “Pasi VAR të bëjë mirë punën, skuadra madrilene duhet të shohë se çfarë ka ndodhur”. Sipas tyre, atyre u është dashur të presim deri në 21 ditë që VAR-i të korrigjojë përfundimisht gabimet e tyre.

16 ndeshjet në të cilat, sipas RMTV, Real Madridi është dëmtuar nga VAR

Lexo po ashtu Mungon vetëm zyrtarizimi: Kalimi i Mbappes te Real Madridi po kompletohet në të gjitha aspektet

Java e 4-të

– Nuk e përjashtuan David Sorian (Getafe) për prekjen e topit me dorë jashtë zonës.

– Anuluan penalltinë e shkaktuar nga një lojtar i Getafes në një ndërhyrje ndaj Bellingham.

– Nuk paralajmëruan për “një penallti të pastër të shkaktuar nga Djene për ndërhyrjen ndaj Bellingham, goditja është më se e dukshme”.

Java e 6-të

– Mos akordimi i faullit të Mario Hermoso ndaj Bellinghamit në golin e Atletico Madridit.

– Goli i Camavingas për rezultatin 2-2 u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje nga Antonio Rudiger… i cili nuk ndërhyri në lojë.

– Cuadra Fernandez nuk shkoi në VAR për të paralajmëruar Javier Alberola Rojas se “Jose Maria Gimenez meritonte përjashtimin për një ndërhyrje brutale ndaj Rodrygos. Një veprim që mbeti vetëm me karton verdhë”.

Lexo po ashtu Befasia e këtij afati kalimtar: Arda Guler po largohet nga Real Madridi

Java 7-të

– Kundër Las Palmas as VAR-i nuk ndërhyri për të paralajmëruar “dy penallti të qarta” (njëra për Brahim iaz dhe tjetra për Joselu).

Java 10-të

– Kundër Sevillas, VAR anuloi golin e epërsisë së realizuar nga Valverde për shkak të një pozicioni jashtë loje nga Bellingham “me vija që është e vështirë të besohen”.

– VAR nuk paralajmëroi për “një penallti të pastër nga Jesus Navas ndaj Vinicius”.

Lexo po ashtu Vendimet e gjyqtarëve në Real Madrid-Almeria: Gjithçka që dihet deri më tani

Java 12-të

– Kundër Rayo Vallecano “VAR-i nuk ndërhyri për një ndërhyrje  nga Munim ndaj Vinicius, me bërryl në fytyrë. Por asgjë. E pabesueshme”.

Java e 16-të

– Kundër Betisit, VAR nuk e dha penalltinë për ndërhyrjen e Aitor Ruibal në Rodrygon.

– Goli i Brahim Diaz, VAR e anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje me “disa vija që ngjallin dyshime. Nuk kishte imazh të plotë”.

Java 18-të

– Penallti për Brahim Diaz ndaj Alaves për kapje brenda zonës. “Në mënyrë të pabesueshme, VAR nuk njoftoi veprimin për t’u rishikuar atë moment”.

Ndeshja në Kupën e Mbretit kundër Atletico Madridit

– VAR nuk akordoi penallti për ndërhyrjen e Gimenez në Bellimgham.

– Ata anuluan golin e Ceballos “për shkak të një pozicioni të pretenduar jashtë loje nga Bellingham që e justifikuan me vija që nuk ishin të qarta”. /Telegrafi/

Exit mobile version