Telegrafi

Televizioni me përmbajtje fetare islame shokon shikuesit, transmeton gjatë ditës për gjysmë ore film pornografik

Një televizion me përmbajtje fetare islame, ka shokuar shikuesit e vet duke transmetuar për afro gjysmë ore materiale pornografike, por ajo çfarë habiti më shumë opinionin se ishte transmetuar gjatë ditës.

Por menaxhmenti i televizionit senegalez me përmbajtje fetare islame, e kanë cilësuar si “vepër penale” dhe “mashtrim satanik i projektuar për të minuar këtë televizion”, transmeton Telegrafi.

Televizioni Touba TV në përgjithësi transmeton programe fetare, përfshirë seanca të lutjes, predikime nga imamë të shquar dhe diskutime teologjike.

Por shikuesit mbetën të shokuar kur gjatë të hënës pasdite kur do të duhej të transmetohej programi Taxiru Juma, u shfaq një film pornografik. /Telegrafi/