Telegrafi

Televizioni Al Jazeera kapi sulmin e fuqishëm me raketë në Rripin e Gazës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Momenti i një sulmi me raketë në Rripin e Gazës u kap derisa kanali televiziv i Al Jazeera-s me seli në Katar ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Shpërthimi si rrjedhojë e sulmit me raketë në një objekt në rajonin palestinez ishte shumë i madh derisa tym i dendur u pa të ngrihej në qiell, transmeton Telegrafi.

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës tashmë për dy javë si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me raketa që nisi grupi militant palestinez Hamas drejt Tel Avivit.

Autoritetet izraelite iu kanë bërë thirrje civilëve të largohen nga pjesa veriore e rajonit për në rajonin jugor derisa pritet të nisë ofensivën tokësore të paralajmëruar tash e sa ditë.

Si rrjedhojë e luftimeve midis grupit Hamas dhe forcave izraelite janë vrarë mijëra njerëz nga të dyja anët. /Telegrafi/