Telegrafi

Teleskopi James Webb zbulon gjashtë galaktika masive që janë aq të vjetra sa që është menduar se nuk ekzistojnë më

Teleskopi hapësinor i NASA-s, ishte ndërtuar me të vetmin qëllim që të na japë më shumë informacione për hapësirën dhe të mësojmë më shumë për ekzistencën e universit.

Në më pak se një vit, teleskopi James Webb tashmë ka arritur të sjellë imazhe mbresëlënëse – por tani është duke sfiduar njerëzimin dhe teoritë e deritanishme lidhur me origjinën e galaktikave, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak se teleskopi 10 miliardë dollarë ka hasur në gjashtë galaktika masive në univers, që sipas shkencëtarëve janë aq të vjetër sa që nuk do të duhej më të ekzistonin.

“Këto objekte janë shumë më të mëdha sesa që dikush ka mundur të presë”, tha Joel Leja, profesoreshë e astronomisë dhe astofizikës në Universitetin Penn.

“Kemi pritur të zbulojmë galaktika të vogla dhe të reja në këto momente, por zbuluam galaktika të përmasave që më herët ishin të pashpjegueshme sa i përket universit”, shtoi Leja.

Studiuesit thanë se zbulimi i tyre i ri ‘shtyn kufijtë e të kuptuarit tonë të kozmologjisë’, dhe sugjeron që galaktikat u rritën masivisht më shpejt se sa pritej në fillim të historisë së universit. /Telegrafi/