Instrumenti me peshë 6350 kg pas një udhëtimi 26 minutash u shkëput me sukses nga raketa për në hapësirë.
Tani teleskopi James Webb do t’i duhet një muaj kohë për të arritur në destinacionin e orbitës diellore, rreth një milion milje nga Toka, që është rreth katër herë më larg se nga Hëna.
Webb, i emëruar sipas një prej arkitektëve të uljeve të Apollos në Hënë, është pasardhësi i teleskopit Hubble, raporton bbc.
Inxhinierët që punojnë me agjencitë hapësinore të SHBA-së, Evropës dhe Kanadasë kanë ndërtuar observatorin e ri që do të jetë 100 herë më i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
✅ Milestone achieved. @NASAWebb is safely in space, powered on, and communicating with ground controllers.
The space telescope is now on its way to #UnfoldTheUniverse at its final destination one million miles (1.5 million km) away from Earth. pic.twitter.com/gqICd0Xojz
— NASA (@NASA) December 25, 2021
Ngritja pritej me padurim, por u shoqërua edhe me ankth. Mijëra njerëz në mbarë botën kanë punuar në këtë projekt gjatë 30 viteve të fundit, dhe edhe pse Ariane është një automjet shumë i besueshëm – nuk ka garanci kur bëhet fjalë për raketat.
Në thelb të aftësive të objektit të ri është pasqyra e saj e artë 6.5 metra e gjerë. Ky është pothuajse tre herë më i gjerë se reflektori kryesor në Hubble.
Optika e zmadhuar, e kombinuar me katër instrumente super të ndjeshme, duhet t’u mundësojë astronomëve të shikojnë më thellë në hapësirë – dhe më larg në kohë – se kurrë më parë.
Here it is: humanity’s final look at @NASAWebb as it heads into deep space to answer our biggest questions. Alone in the vastness of space, Webb will soon begin an approximately two-week process to deploy its antennas, mirrors, and sunshield. #UnfoldTheUniverse pic.twitter.com/DErMXJhNQd
— NASA (@NASA) December 25, 2021
Një objektiv kyç do të jetë epoka e yjeve pionierë që i dhanë fund errësirës që teorizohet se ka pushtuar kozmosin menjëherë pas Big Bengut më shumë se 13.5 miliardë vjet më parë.
Ishin reaksionet bërthamore në këto objekte që do të kishin farkëtuar atomet e para të rënda thelbësore për jetën – karboni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe squfuri.
Një tjetër qëllim kryesor për Webb do të jetë të hetojë atmosferat e planetëve të largta. Kjo do t’i ndihmojë studiuesit të vlerësojnë nëse këto botë janë në ndonjë mënyrë të banueshme. /Telegrafi/