Telegrafi

Teleskopi hapësinor James Webb sjell imazhe tjera të mijëra yjeve të rinj, që gjenden 161 mijë vite dritë larg Tokës  

Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb ka kapur mijëra yje të rinj që deri më tani nuk janë parë dhe që njihen si Tarantula Nebula.

Yjet e rinj gjenden 161 mijë vite dritë larg Tokës, dhe që deri më sot nuk ka pasur edhe aq informacione e lërë më imazhe, transmeton Telegrafi.

Tarantula Nebula ka marrë emrin nga filamenti i pluhurit. “Rajoni” më i madh dhe më i shndritshëm me yje pranë galaktikës tonë.

Kujtojmë se që nga futja në përdorim të teleskopit hapësinor James Webb, zyrtarët e NASA-s vazhdimisht kanë publikuar imazhe mbresëlënëse nga galaktika.

Madje publikimi i tyre kishte fituar vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, që ishin të etur të mësojnë më shumë. /Telegrafi/