Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb ka kapur mijëra yje të rinj që deri më tani nuk janë parë dhe që njihen si Tarantula Nebula.
Yjet e rinj gjenden 161 mijë vite dritë larg Tokës, dhe që deri më sot nuk ka pasur edhe aq informacione e lërë më imazhe, transmeton Telegrafi.
Tarantula Nebula ka marrë emrin nga filamenti i pluhurit. “Rajoni” më i madh dhe më i shndritshëm me yje pranë galaktikës tonë.
Kujtojmë se që nga futja në përdorim të teleskopit hapësinor James Webb, zyrtarët e NASA-s vazhdimisht kanë publikuar imazhe mbresëlënëse nga galaktika.
Madje publikimi i tyre kishte fituar vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, që ishin të etur të mësojnë më shumë. /Telegrafi/