Telegrafi

Teleskopi hapësinor James Webb goditet nga një mikrometeor

Teleskopi i ri hapësinor James Webb që u lansua pas një sërë ngjarjesh, tani kur më në fund është në hapësirë – është goditur nga një mikrometeor.

Incidenti ka ndodhur në fund të majit kur mikrometeori më i madh sesa që ishte pritur të jetë, goditi teleskopin James Webb duke i shkaktuar dëme në një prej 18 segmenteve të pasqyrave të instaluara, transmeton Telegrafi.

Kjo goditje nënkupton që ekipi që udhëheq ekipin me misionin, duhet ta riparojë, por nga NASA thonë se teleskopi është “akoma funksional dhe po i përmbush të gjitha kërkesat e misionit”.

James Webb sigurisht se është teleskop i fuqishëm hapësinor i gjeneratës më të re, që është i dizajnuar të sjell imazhe në kohë reale.

Për zhvillimin e këtij teleskopi janë shpenzuar afro 10 miliardë dollarë, kurse i tërë procesi ka kërkuar 20 vite punë të palodhshme.

Në natën e Krishtlindjes gjatë vitit të kaluar, teleskopi u lansua në hapësirë ku kaloi përmes një procesi kompleks para se të arrinte në destinacion.

Prej se është në hapësirë, teleskopi është goditur të paktën tri herë nga mikrometeorët, por të gjithë ishin të vogël siç kishin planifikuar shkencëtarët. Mikrometeori është fragment i asteroidit. /Telegrafi/