Teleskopi hapësinor Hubble i NASA / ESA kapi një imazh të mahnitshëm që tregon një pjesë të vogël të valës së shpërthimit të supernovës Cygnus, e vendosur afërsisht 2400 vjet dritë larg.
Kjo mbetje e supernovës e mori emrin nga pozicioni i saj në konstelacionin verior të Cygnus, transmeton Telegrafi.
Konstelacioni Cygnus përmban yllin Deneb, një nga yjet më të ndritshëm në qiellin e natës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=Zw2l7o-jfa0&feature=emb_title&ab_channel=TheCosmosNews
Shpërthimi origjinal i supernovës copëtoi një yll që po vdiste rreth 20 herë më masiv se Dielli ynë midis 10,000-20,000 vjet më parë.
Që nga ajo kohë, mbetja është zgjeruar 60 vjet dritë nga qendra e saj. /Telegrafi/