Site icon Telegrafi

Teleskopi më i avancuar në botë nis misionin – ai do të sjell imazhe më të qarta nga kozmosi

Një xhevahir hapësinor vezullues prej 10 miliardë dollarësh ka filluar misionin.

Ky është momenti kur teleskopi James Webb doli nga maja e raketës për të filluar misionin e sjelljes së imazheve të para të yjeve që shkëlqejnë në kozmos.

Videoja e lansimit të raketës që barte instrumentin u transmetua në kohë reale të shtunën e kaluar, i cili ishte mahnitës dhe i suksesshëm, raporton bbc.

Por, kjo është pamja e fundit që do ta shohim teleskopin pasi tani e tutje ai do të bëjë zbulimet rreth universit duke përfshirë planetët që rrotullohen rreth yjeve të largët, transmeton Telegrafi.

Webb aktualisht po shkon drejt një pozicioni vëzhgimi rreth 1.5 milion kilometra larg nga Toka, gjegjësisht në anën e saj të natës. Ajo duhet të arrijë në këtë vend në fund të muajit janarit.

Tashmë objekti astronomik është përtej orbitës së Hënës. Nisja e së shtunës në një raketë Ariane nga Guiana Franceze ishte një çështje spektakolare – dhe shumë e saktë.

Përforcuesi evropian performoi në mënyrë të përsosur, duke e vendosur Webb në lartësinë dhe prirjen e duhur ndaj ekuatorit dhe me shpejtësinë e kërkuar.

Projekti kap vlerën e 10 miliardë dollarëve. Pa dyshim, pakkush besonte se kaq shumë do të kushtonte. Shkencëtarët dhe inxhinierët filluan të punojnë për idenë e këtij teleskopi një vit para lëshimit të paraardhësit të tij, Hubble në vitin 1989.

Lexo po ashtu Teleskopi James Webb shkëputet nga raketa - instrumenti nis rrugëtimin për të shkruar historinë

Diametri i pasqyrës së tij, e cila përbëhet nga 18 pjesë gjashtëkëndore të veshura me ar, është 6.5 metra, ndërsa diametri i Hubble është 2 metra. Pasqyra e madhe është e palosur si origami për t’u futur në anijen kozmike. Strehimi i Webbit nga rrezet e diellit ka një sipërfaqe fushë tenisi.

Ai është i pajisur me një sërë instrumentesh të sofistikuara, duke përfshirë një pajisje ftohëse që do të ulë temperaturën e detektorit të dritës infra të kuqe (MIRI) në vetëm 7 Kelvin, ose 7 gradë Celsius mbi zero absolute. /Telegrafi/

Exit mobile version