Teleskopët me bazë në tokë kanë kapur momentin historik kur sonda DART e NASA-s u përplas me një asteroid.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, DART u nis nga Kalifornia nëntorin e kaluar – dhe më në fund përfundoi udhëtimin 10-mujor kur goditi asteroidin Dimorphos në orën 19:14 ET të hënën (00:14 BST e martë).
Dimorphos, rreth 170 metra në diametër, rrotullohet rreth një asteroidi më të madh të quajtur Didymos, që të dy janë rreth 11 milionë kilometra larg planetit tonë.
DART goditi shkëmbin hapësinor me më shumë se rreth 1250 km/h dhe u shkatërrua pas përplasjes, ndërsa Dimorphos mori një ‘shtytje të vogël’ që synonte të ndryshonte trajektoren e tij me një fraksion.
Animation (sped up 500x) from one of @LCO_Global's 1 meter telescope at @SAAO South Africa showing effects of #DARTMission impact into Dimorphos (Still no threat to the Earth… Long straight streak is camera artifact) pic.twitter.com/StYWtLArgG
— Tim Lister (@astrosnapper) September 27, 2022
Misioni synonte të ndryshonte orbitën e asteroidit, por NASA nuk do t’i dijë rezultatet në mënyrën e duhur, pasi të dhënat po mblidhen nga teleskopët me bazë në Tokë.
Megjithatë, videot e postuara në mediat sociale tregojnë tashmë ndikimin e kapur nga teleskopët në Hawaii dhe Afrikën e Jugut.
Teleskopi ATLAS, me qendër në Honolulu, Hawaii, e tregon asteroidin si një top drite në lëvizje dhe një shtëllungë që lëshohet ndërsa sonda godet.
ATLAS observations of the DART spacecraft impact at Didymos! pic.twitter.com/26IKwB9VSo
— ATLAS Project (@fallingstarIfA) September 27, 2022
Në mënyrë të ngjashme, një animacion i përshpejtuar u kap nga një prej teleskopëve të Observatorit Las Cumbres në Afrikën e Jugut.
As Dimorfos dhe as Didymos nuk paraqesin ndonjë rrezik për Tokën. Misioni prej 325 milionë dollarësh është thjesht një provë e asaj që mund të kërkohet nëse një shkëmb hapësinor kërcënon planetin tonë një ditë.
Shkencëtarët besojnë se përplasja krijoi një krater, hodhi “përrenj shkëmbinjsh” dhe papastërti në hapësirë dhe, më e rëndësishmja, ndryshoi orbitën e asteroidit. /Telegrafi/