Telegrafi

Telenovela Mauro Icardi dhe Wanda Nara, futbollisti heq nga Instagrami bashkëshorten e tij

Telenovela e Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk po tregon shenja të ngadalësimit, pas lidhjes së supozuar të sulmuesit të Paris Saint-Germain me China Suarez.

Është një histori me më shumë kthesa se sa një histori filmash të suksesshëm të Hollywood-it, por pjesa e fundit e sagës Marui Icardi dhe Wanda Nara tani me erdhi me heqjen e Icardit nga Instagrami të partnerës së tij.

Sulmuesi i PSG-së më pas vazhdoi të fshinte me shpejtësi një postim në InstaStory ku shihet çiftin duke u përqafuar së bashku në shtrat dhe në një tjetër shenjë të marrëdhënies së tyre të përkeqësuar, shkruan Sportbible.

Foto: Icon Sport

Historia ka qarkulluar për javë të tëra, që kur u publikuan lajmet për lidhjen e supozuar të Icardit me aktoren dhe modelen argjentinase, China Suarez.

Icardi është i martuar me Wandën që nga viti 2015, ndërsa çifti kanë së bashku edhe dy vajza.

Sidoqoftë, zbulimet e çështjes së aferës u bënë lajm në të gjithë globin, ndërsa Nara gjithashtu i dha ‘zjarr’ duke komentuar situatën në fillim të kësaj jave.

Foto: Getty Images

Para se të bënte ‘unfollow’ gruan e tij, 28-vjeçari gjithashtu bëri ‘unfollow’ ekipin e tij, PSG-në, si dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij aktual në Instagram.

Kjo lëvizje vjen mes zërave për pakënaqësinë e lojtarit me gjendjen e tij aktuale në klub, ku ai ka luftuar shumë për lojë këtë sezon.

Spurs dhe madje edhe Newcastle United janë lidhur me ish-yllin e Interit, i cili aktualisht është në krye të mediave më shumë për sjelljet e tij jashtë fushës sesa për shkëlqimin e tij futbollistik.

Foto: Mauro Icardi/InstaStory

Polemika e fundit vjen pasi Icardi postoi një foto InstaStory të tij dhe Wandës duke u përqafuar në shtrat me mbishkrimin: “kur je në humor si beqare në Instagram, por natën vjen të kërkosh falje”, ka shkruar ai.

“Ku jemi Wanda? Nuk është e qartë për mua”, vazhdoi postimin lojtari i cili disa momente më vonë nuk e ndjek më Wandan në Instagram.

Argjentinasi e fshiu postimin menjëherë, përpara se të postonte një tjetër për të thënë se do të flinte.

Ka mundësi që Nara të ketë bllokuar bashkëshortin e saj pasi ka parë postimin, edhe pse kjo ende nuk është vërtetuar. /Telegrafi/