Telegrafi

The Telegraph: NASA e pëlqen Maqedoninë (Foto)

Gazeta prestigjioze ”The Telegraph” i ka kushtuar Maqedonisë një artikull në vigjilje të 25 vjetorit të pavarësisë ku ka numëruar 25 gjëra për të cilat mëton t’i tregoj botës se sa e bukur është Maqedonia.

Telegrafi Maqedoni ju përcjell disa pjesë nga artikulli me të cilin ”The Telegraph” e përshkruan Maqedoninë si të jashtëzakonshme.

Në këtë listë flitet se përmendorja ”Ushtarit në kalë” në qendër të Shkupi është shumë e misterioze pasi nga qytetarët njihet si përmendorja e ”Aleksandrit të Madh” kurse politika dhe diplomacia e njeh si ”Ushtari në kalë” për shkak të kontestit për prejardhjen e tij me Greqinë.

Gjithashtu, në këtë reportazh për Maqedoninë, shihet edhe nëntitulli ”Maqedonia e ka edhe një vajzë të shenjtë” duke aluduar për Nënë Terezën.

Toshe Proeski vlerësohet si Elvis Presley i Maqedonisë. ”Edhe pse ai vdiq në një aksident automobilistik, shpirti i tij ende jeton në Krushevë tek shtëpia e tij e cila edhe më tej vizitohet nga fansat” shkruan The Telegraph.

Ajo çka bie në sy në këtë reportazh për Maqedoninë është: Kokino

”Nasa është tifoz i Maqedonisë” shkruhet në pjesën që i kushtohet shtetit të vogël në Evropën Jug-Lindore. Kokino është vend në veri të Maqedonisë dhe është një ndër observatorët më të vjetër në botë, që është njohur nga NASA që nga shekulli 19. UNESCO deri tani është duke menduar një formë se si ta ruaj këtë vend si pasuri të veçantë botërore./Telegrafi/

Artikullin e plotë në ”The Telegraph” me titullin ”25 remarkable things you did not know about Macedonia” mund ta lexoni KËTU!