Site icon Telegrafi

Telegram ngushëllimi nga Zoran Zaev për aktin terrorist në Orlando

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, ka dërguar telegram ngushëllimi deri te Ambasada e ShBA në Maqedoni me rastin e sulmit terrorist në Orlando, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në emrin tim personal dhe në emër të LSDM, shpreh ngushëllim dhe keqardhje të thellë deri te familjet e të vrarëve dhe popullit miqësor të ShBA për aktin terrorist i cili ndodhi në Orlando”, thekson Zaev në telegram.

“Qëllimet universale të civilizimit bashkëkohor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, lirisë, barazisë dhe solidariteti janë më të fortë se terrori dhe jam i bindur që ShBA do të del akoma më e fuqishme nga akt terrorist, i cili për fat të keq morri shumë jetë të pafajshme. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju, përfundon telegrami i Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version