Telegrafi

Telegrafi partner i Gaming Kosova – projektit të turneve të videolojërave në mbarë Kosovën

Telegrafi do të jetë partner medial i Gaming Kosova, platformës unike nga e cila do të organizohen turne të videolojërave në mbarë vendin.

Organizimi më i madh në regjion për fushën e videolojërave kështu po merr formë më masovike, me Telegrafin që është mbështetës i këtij aktiviteti që është gjithnjë në trend e sipër.

Gaming Kosova konsiderohet projekt që është mekanisëm i veçantë për të promovuar fushën e vidoelojraëve.

Veç në Kosovë llogaritet se janë mbi 150 mijë lojtarë aktiv në këtë sektor dhe Telegrafi që është portali më i madh në gjuhën shqipe, popullariteti i këtij sektori vetëm sa do të shkojë që të rritet.

Projekti Gaming Kosova do të hapet me turneun tri ditor në dhjetor me mbi 1024 garues.

Telegrafi do të ndajë dy shpërblime për fituesit e kësaj ngjarje të rëndësishme.

Eventi i madh Gaming Kosova i mbështetur nga Telegrafi mbahet në sallën “1 Tetori” këtë dhjetor.