Në plazhin piktoresk të Ranës së Hedhun dhe vetëm 2 orë e gjysmë larg kryeqytetit të Kosovës, tash për të tretin vit radhazi do të organizohet një prej festivaleve më me bujë në vend e rajon, UNUM Festival!
Duke filluar nga 1 qershori e deri më 6 qershor, mbi 90 artistë do të performojnë para komunitetit të lidhur ngushtë me muzikën e kuruar me shije, mes pyjeve me pisha, me erë të këndshme, plazheve përfshirëse me diell dhe i vendosur në një sfond dramatik malor.
Muzikë do të ketë në tri skena të ndryshme dhe nuk do të ndalet për 5 netë radhazi dhe 24 orë!
Shoku yt i nejave, Telegrafi Events së bashku me UNUM Festival po i ndajnë gjithsej 15 bileta FALAS për lexuesit e Telegrafit!
5 persona do t’i fitojnë nga 3 bileta FALAS në lojën shpërblyese që po organizohet në faqen e Telegrafi Events.
Për të qenë pjesë e lojës shpërblyese, ju duhet:
– Ta bëni Like dhe Share në Story postimin në Instagram duke e bërë tag faqen @telegrafievents
– T’i bëni Mention 2 shokët/shoqet me të cilët do të shkoni në festival
– T’i bëni follow faqet @telegrafievents dhe @unumfestival
Luani tani dhe fitoni bileta falas me shoqërinë tuaj!