Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Superbrands” e cila u mbajt sonte, në mesin e 29 kompanive që u shpërblyen me çmimin “Superbrands”, ishte edhe portali Telegrafi.com.
Portali “Telegrafi” u shpërblye me çmimin “Superbrands” në kategorinë e partnerëve së bashku me “Audio Store” dhe “Grand Decor”.
Telegrafi është portali më i vizituar në gjuhën shqipe. Prapa suksesit të Telegrafit qëndron stafi profesional, i cili përmes përmbajtjes origjinale e të paanshme bën që këto shifra të lëvizin çdo ditë pozitivisht. Gjithashtu kemi arritur që me sukses të implementojmë trendet e fundit të teknologjisë informative dhe të ofrojmë produkte dhe shërbime inovative në treg për vizitorët dhe klientët tanë.
Superbrands është shpërblim për brendet botërore, që i prezantohet brendeve të përzgjedhura në bazë të votave të mbledhura nga ekspertët dhe konsumatorët. Organizata Superbrands është krenarë që ka filluar aktivitetet për brende në tregun kosovar që nga 15 Shtatori 2011./Telegrafi/