Telegrafi

I telefonon për t’i treguar se në vend të benzinës ka mbushur rezervuarin me naftë, reagimi i babait amerikan bëhet hit në internet

Një baba në SHBA, videoja e të cilit është bërë virale, për shkak të reagimit kur mëson nga e bija se kinse ka vënë naftë në rezervuar në vend të benzinës.

Grace Ëilliams e njohur si @itscoachgrace, kishte kërkuar ndihmën e nënës që t’i bëjë një “prank”, babait të saj në TikTok, transmeton Telegrafi.

Fillimisht në telefon flet e ëma e saj, duke i treguar bashkëshortit se e bija dëshiron të flasë me të.

“Kam një pyetje. Të gjithë në TikTok po flasin sesi disa pompa të derivateve kanë vënë në shitje derivate më ekologjike për Krishtlindje”, pyet ajo babanë.

Por ai menjëherë e kupton se bëhet fjalë për naftë, që në fakt vetura e saj punon me benzinë e ky “veprim” i saj nervozoi atë.

E kur u pyet nga i ati se sa sasi të naftës ka vënë në rezervuar, ajo i thotë se pothuajse gjysmën e rezervuarit, përgjigje kjo që pasoi me disa sekonda heshtje nga ana e babait.

Megjithatë ajo mezi arrinte të përmbahej nga e qeshura. Kur ai e kuptoi se po tallej me të, fillon të shajë dhe t’i propozojë që të largohet apo shlyej llogarinë në TikTok. /Telegrafi/

@itscoachgrace “Fcking Christmas pumps” 😂 im DEAD. #TheRealPussinBoots #TeamBPN30 ♬ original sound – Grace Caroline