Dave Mitchel nga Yorkshire e Britanisë së Madhe, e ka blerë gjatë vitit 2000 një Nokia 3310, i cili është ende në gjendje të shkëlqyer edhe pas 17 vitesh.
Burri 49-vjeçar që e ka pasur me vete këtë telefon gjatë shërbimit ushtarak në Irak dhe Afganistan, thotë se është i pa dëmtueshëm dhe i nevojitet mbushje vetëm një herë në dhjetë ditë, transmeton Telegrafi.
Madje, kjo pajisje ka përfunduar në makinën për larjen e rrobave, është shtypur, ka rënë në salcën kyri, për të shpëtuar e padëmtuar.
Në kohën kur njerëzit nuk mund të qëndrojnë pa ‘selfie’ dhe aplikacione të ndryshme, ish-ushtari është i kënaqur me këtë telefon dhe se do të mërzitej po që se detyrohet ta përdorë një pajisje moderne.
“E bleva sepse duhej të largohesha dhe më nevojitej të kontaktoja familjarët, që atëherë nuk kam blerë telefon tjetër. Gjithkah e kam pasur me vete, por edhe është larë në makinë, e kam rrëzuar dhe përplasur disa herë”, ka thënë Mitchel.
“Kam shërbyer si ushtar në Lindjen e Mesme dhe e kam mbajtur në xhep në secilën ekspeditë. Është i punuar nga kriptoni, thjeshtë nuk shkatërrohet”.
Ushtaraku që tani punon në administratë, thotë se ka aparat fotografik kur dëshiron të bëjë fotografi, ndërsa nuk e heqë këtë Nokia derisa të dëmtohet në tërësi. /Telegrafi/