Telegrafi

Telefoni i mençur do të shërbejë edhe si leje për vozitje

Dalëngadalë njeriu po shndërrohet në një “qenie digjitale”.

Në një të ardhme jo të largët, lejet e vozitjes do të zëvendësohen me teknologji të përparuar.

Gjegjësisht, “Hawkeye State” në bashkëpunim me “MorphoTrustom USA” janë duke punuar për një aplikacion të ri për sistemet iOS dhe Android që do të shërbejë si dokumentacion i rregullt gjatë kontrollit të policisë në komunikacion, njofton Telegrafi.

Aplikacioni nuk do ta zëvendësojë lejen e shtypur të vozitjes, porse shoferët do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë si dëshmi valide në rast të kontrollit policor.

Bëhet e ditur se aplikacioni do të shfrytëzojë një PIN kod, përmes të cilit autoriteti zyrtar do të mund ta shohë lejen valide të vozitjes. /Telegrafi/