Telegrafi

Telat e rrymës bien në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Prishtinë, qytetarët ankohen për neglizhencë të KEDS-it

Në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Prishtinë, janë këputur telat e rrymës nga një shtyllë elektrike.

Qytetarët në lagjen e quajtur te Xhamia e Llapit, thonë se ende askush nga KEDS, nuk ka intervenuar.

Ata po ndjehen të rrezikuar, pasi thonë se ka edhe frekuentim të fëmijëve në atë pjesë.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar disa fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku shihet Policia e cila ka dalë në vend të ngjarjes, duke larguar veturat për shkak të rrezikut.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, për të marr informata, por ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje./Telegrafi/