Këngëtarja Orhidea Latifi – Kida dhe këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu vitin që lamë pas sollën një projekt të përbashkët që lirshëm mund të thuhet se ishte hiti i vitit 2019.
Fjala është për këngën “Tela”, të cilën dyshja e njohur e skenës e sollën në muajin qershor dhe deri më tani ka arritur shifrën e 50 milionë klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.
Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja Latifi, e cila duket mjaft e lumtur për këtë sukses e që më pas ka vendosur ta ndajë me fansat në InstaStory.
“50, TELA”, është përshkrimi sipër imazhit të shpërndarë në Instagram, aty ku numëron hiç më pak se 1.5 milion ndjekës.
Megjithatë, kjo nuk është e fundit e lansuar nga Kida për 2019, pasi me projektin “Moti” e mbylli vitin, këngë kjo që po ashtu u prit mjaft mirë.
Orhidea gjatë kësaj kohe është goxha e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore dhe madje shumë e kërkuar gjithandej.
Ajo po ashtu ka paralajmëruar edhe prurje të reja për të cilat veçse ka filluar të punojë dhe shumë shpejt pritet të rikthehet para publikut. /Telegrafi/