Site icon Telegrafi

Teksa po mbahej mbledhja e KPM-së për Klan Kosova, aktivistët e PSD-së mbyllin objektin me dry

Komisioni i Pavarur i Mediavë, është duke mbajtur mbledhje urgjente, për shqyrtimin e dosjes pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me Klan Kosovën.

Partia Socialemokrate e Kosovës (PSD) ka zhvilluar në aksion simbolik tek zyret e KPM-së.

Aktivisët e PSD-së kanë mbyllur me dry hyrjen  kryesore të ndërtësës.

Sipas Dardan Molliqajt, KPM-ja sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë.

“Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën i mbyllem brenda. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojën”.

“Rreziku nga Serbia nuk mund ta justifikojë diktaturën brenda. Përkundrazi, liria e demokracia janë fituar me luftë. Ato nuk do të dorëzohen kurrë, për asnjë çmim”, shkroi Molliqaj.

Më herët  Klan Kosova i ka bërë thirrje KPM-së ta ruajë profesionalizimin e vetë dhe autonominë që e ka të garantuar me kushtetutë dhe të mos i nënshtrohet agjendave politike të pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version