Shakira shijoi ditët e fundit të verës me një aventurë epike në ujë.
Këngëtarja, 46 vjeçe, u pa duke bërë ski në brigjet e Miami Beach me dy djemtë e saj, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, tetëvjeçar.
Autorja e hitit “Whenever, Wherever” e nxori ‘jet-ski’ në ujë me të rinjtë e saj të ulur në sediljen e pasme.
Të tre mbanin jelek shpëtimi ndërsa Shakira drejtonte anijen në oqean.
Shakira, e cila do të nderohet me çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award në MTV VMA të vitit 2023 , iu bashkua një shok mashkull misterioz, i cili ishte në ‘jet-ski’ tjetër me dy fëmijë të tjerë të ulur në sediljen e pasme.
Këngëtarja dukej në humor të mrekullueshëm duke kaluar pak kohë cilësore me dy fëmijët e saj, të cilët i ndan me ish-partnerin Gerard Pique.
Bukuroshja kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të kuqe poshtë jelekut të kaltër të shpëtimit.
Krijuesja e hiteve dukej si një profesioniste teksa hynte në ujë, me sytë e saj të përqendruar te destinacioni përpara.
Dalja e fundit e Shakiras vjen disa javë pasi një burim zbuloi se ajo dhe shoferi britanik i makinave garash, Lewis Hamilton, janë ‘më shumë se miq’ pas një udhëtimi ‘të fshehtë’ në Ibiza.
Raportet në një gazetë katalanase pohuan se dyshja po ecnin përpara me marrëdhënien e tyre.
Gjatë muajve të fundit, ajo dhe Hamilton, 38 vjeç, u panë në një jaht me miqtë muajin e kaluar, si dhe takime në Grand Prix të Britanisë dhe në një klub nate së bashku. /Telegrafi/