Presidentja Vjosa Osmani mbajti këtë të enjte fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Fjalimi është bojkotuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe.
Me të hyrë presidentja në sallën e Kuvendit, deputetët dhe ministrat që ishin të pranishëm u ngritën në këmbë për ta mirëpritur atë.
Por, duket se më pas fjalimi i saj nuk u bëri edhe aq përshtypje.
Zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla e Emilija Rexhepi dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Nenad Rashiq, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Faton Peci e Elbert Krasniqi janë parë duke qëndruar në telefona, teksa Osmani po mbante fjalimin. /Telegrafi/