Site icon Telegrafi

Teksa Luana ende nuk e pranon publikisht lidhjen e supozuar me Krenarin, kunati i saj Getoar Selimi shfaqet në shoqëri të tij

Bukuroshja Luana Vjollca, ka tash e sa vite që nuk e pranon publikisht lidhjen e spozuar prej kohësh me Krenar Çoçajn.

Ndonëse shpesh emri i tyre është lakuar në media, as njëri e as tjetri asnjëherë nuk janë shfaqur publikisht në prani të njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Krenari duket se vazhdon të ruajë miqësi shumë të mirë me reperin e njohur kosovar, Getoar Selimi, që njëherësh është edhe kunati i Luanës, pra bashkëshorti i motrës së saj, Marinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Geti ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me Çoçajn në një veturë, teksa shkruan në mbishkrimin e saj “Jashtë shtetit”.

Ky postim është vërshuar me pëlqime e komente të shumta nga fansat, shumë prej të cilëve i kanë ngacmuar dyshen duke i quajtur “baxhanakë”.

Kujtojmë që në vitin 2012, përflitej se reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ishte i shoqëruar nga Geti kur po sulmohej nga Krenar Çoçajn, e shkas për këtë ishte këngëtarja Dafina Zeqiri në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version