Site icon Telegrafi

Teksa dhuroi performancë të mrekullueshme për Ditën e Falënderimeve, Bebe Rexha sabotohet nga regjia në fund të interpretimit në karnaval

Të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kremtuar e ashtuquajtura Dita e Falënderimeve.

Falënderimet nuk kanë të bëjnë me konsumizmin, apo përpjekjen për të bërë darkën më mbresëlënëse, shkruan Vulture.

Kjo ditë ishte edhe më e veçantë për qytetarët e New Yorkut pasi në karnavalet e vendosura në qytet, ishte ftuar të performonte ylli i muzikës pop, Bebe Rexha.

Artistja me prejardhje shqiptare ishte veshur në një kostum kuq e zi ndërsa qëndronte mbi karnavalin e kompanisë së famshme ‘Jennie-O’.

Ajo interpretoi live këngën e saj më të fundit “Baby, I’m Jealous” e vetme, pa praninë e reperes Doja Cat me të cilën e interpreton këtë këngë së bashku në duet.

Por mrekullia e performancës duket se u zbeh kur diçka e papritur ndodhi në fund.

Teksa kamera u tërhoq për duartrokitje, letrat e festave ranë mbi lentet e aparatit, duke bllokuar pamjen e Bebe Rexhës nga televizioni, në kohën kur ajo ishte duke shijuar duartrokitjet në fund të performancës së saj.

Videoja në fjalë ka qarkulluar gjithandej në Twitter, me shumë prej fansave që komentonin se kjo ishte “disrespektuese” nga ana e regjisë dhe një “sabotim rastësor” që ndodhi gjatë një transmetimi direkt. /Telegrafi/

Exit mobile version