Telegrafi

Teksa BVB zhvillonte ndeshjen ndaj Herthas, Aubameyang luante futboll të vogël me shokë dhe spekulimet i rriti fanella që kishte veshur (Foto)

Teksa klubi i tij Borussia Dortmund nuk arriti më shumë se një barazim me Hertha Berlinin në Olympiastadion të premten mbrëma, Pierre Emerick Aubameyang, vendosi që në kohën e ndeshjes të bëjë diçka tjetër.

Ai nuk ishte në stadium, apo para televizionit për të shikuar skuadrën e tij, por vendosi të luajë një ndeshje në futboll të vogël së bashku me shokë.

Lexo po ashtu Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto)

Për të rritur spekulimit sulmuesi për një kalim të mundshëm te Arsenali, sulmuesi nga Gaboni nuk kishte veshur as fanellën e tij të BVB-së.

Ai luante me fanellën e Ousmane Dembeles, që gjatë verës së 2017 është transferuar te Barcelona.

Aubameyang duke nënshkruar fanella për tifozët (Foto: BILD)

Aubameyang po mendohet se zëvendësues i Alexis Sanchezit në Londër dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda javës.

Transferimi i tij pritet t’i kushtojë klubit anglez rreth 60 milionë euro.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra evropiane, por 28-vjecari e shikon Emirates si vendin ideal për të shpërthyer. /Telegrafi/

Foto nga ndeshja në futboll të vogël