Teksa klubi i tij Borussia Dortmund nuk arriti më shumë se një barazim me Hertha Berlinin në Olympiastadion të premten mbrëma, Pierre Emerick Aubameyang, vendosi që në kohën e ndeshjes të bëjë diçka tjetër.
Ai nuk ishte në stadium, apo para televizionit për të shikuar skuadrën e tij, por vendosi të luajë një ndeshje në futboll të vogël së bashku me shokë.
Për të rritur spekulimit sulmuesi për një kalim të mundshëm te Arsenali, sulmuesi nga Gaboni nuk kishte veshur as fanellën e tij të BVB-së.
Ai luante me fanellën e Ousmane Dembeles, që gjatë verës së 2017 është transferuar te Barcelona.
Aubameyang po mendohet se zëvendësues i Alexis Sanchezit në Londër dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda javës.
Transferimi i tij pritet t’i kushtojë klubit anglez rreth 60 milionë euro.
Për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra evropiane, por 28-vjecari e shikon Emirates si vendin ideal për të shpërthyer. /Telegrafi/